Lezha në kaos për parkingje, Ndreu: Po mendojmë për ndërtimin e një parkingu nëntokësor

Shqipëria

Lezha në kaos për parkingje, Ndreu: Po mendojmë për ndërtimin e një parkingu nëntokësor

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:01
Ilustrim

Drejtuesit e mjeteve në Lezhë po hasin shumë vështirësi në gjetjen e një vendi për paking të mjetit të tyre. Nisur nga shqetësimet e komunitetit në vazhdimësi, bashkia e Lezhës thotë se është marrë parasysh edhe ndërtimi i një parking nëntokësor.

Gjetja e një vendparkimi është kthyer në sfidë për drejtuesit e automjeteve në Lezhë.

Numri i kufizuar i parkingjeve, ka krijuar një situatë kaotike në qytet.

Kjo problematikë është e vazhdueshme prej shumë vitësh dhe zgjidhja shihet tek ndërtimi i një parkingu të madh nëntokësor.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, thotë se po bëhet një studim në lulishten përballë gjykatës, në lidhje me këtë çështje.

"Jemi në përfundim të një studimi, testi arkeologjik që do të bëhet te lulishtja poshtë gjykatës.Na është bërë një ofertë. I jemi drejtuar Institutit të Monumenteve. Duhet bllokuar zona dhe bërë testi arkeologjik për të parë nëse e lejon apo jo. Nëse e lejon e kemi gati për ta dhënë me koncesion."

Në mungesë të vanparkingjeve në Lezhë, drejtuesit e automjeteve në brendësi të lagjeve përkojnë mbi trotuare, duke detyruar këmbësorët të rrezikojnë jetën, pasi ecin në mes të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat