Shumë shpejt hap dyert, ja si duket materniteti i ri i Kukësit

Shqipëria

Shumë shpejt hap dyert, ja si duket materniteti i ri i Kukësit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 10:03
Kukësi

Materniteti i ri i Kukësit është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.

“MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër investim për shëndetin e nënës dhe fëmijës, Materniteti i Ri i Kukësit, i cili është drejt përfundimit e pritet të hapë dyert së shpejti, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha paisjet e reja për repartin e obsetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga paisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat