Prokuroria kërkon arrest me burg ndaj bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, vrasësi i frikshëm njihet të shtunën te Trauma edhe me…

Shqipëria

Prokuroria kërkon arrest me burg ndaj bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, vrasësi i frikshëm njihet të shtunën te Trauma edhe me…

Më: 2 prill 2022 Në ora: 00:43
Nuredin Dumani

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar në gjykatë dosjen e Nuredin Dumanit dhe bashkëpunëtorëve të tij.  Nga dosja e prokurorisë bëhet e ditur se organi i akuzës ka kërkuar burg për të dashurën 20 vjeçare nga Gjilani e Kosovës, të Nuredin Dumanit si dhe për mjekët të cilët e mjekun pasi ishte plagosur gjatë përplasjes me armë me të shumëkërkuarin Talo Çela.

Sipas raportimit të korrespondentit të Panorama.al theksohet se prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg ndaj 40 vjeçarit Henrik  Hoxhaj banues në Fier, i cili u kap në këtë qytet bashkë me Nuredin Dumanin ditën e përplasjes me armë me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Ai akuzohet për veprat penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkepunim, mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit, e kryer ne bashkëpunim.

Ndaj të dashurës 20 vjeçare të Nuredin Dumanit, Mirejetë Hajdini, prokuroria e Elbasanit kërkon  arrest me burg. Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese e municionit, si dhe përkrahje e autorit të krimit.

Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar  ndaj dy mjekëve të spitalit të Fierit Ermal Gjeço dhe Julian Malaj caktimin e masës arrest me burg. Ata akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe moskallëzim krimi.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë më të lehtë vetëm për laburantin Bledi Berdalli, atë të arrestit shtepiak. Ndërkaq, vetë Nuredin Dumani ditën e shtunë në orën 10:00 do të mësojë në spitalin e Traumës masën e sigurisë arrest me burg lidhur me veprat që rëndojnë ndaj tij, sidomos atë të fundit për ngjarjen e së martës në Papër të Elbasanit ku mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë me armikun e tij Talo Çela. Ai akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, i kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat