Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë: Do vijoj të jem aktor modest në jetën publike

Shqipëria

Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë: Do vijoj të jem aktor modest në jetën publike

Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:24
Gjokë Jaku

Gjokë Jaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i prefektit të qarkut Lezhë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyrtari me anë të një postimi në Facebook, i cili nuk jep arsyet e dorëheqjes, por thotë se do të vazhdojë të aktor në jetën publike lokale.

Në statusin e tij të dorëheqjes, Jaku citon Martin Luther King, i cili ka thënë se “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”

Pasi falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 3 vite detyrë, Jaku thekson se do të jetë një banor i këtij qyteti, i lirë dhe i pandikuar në qëndrimet e tij.

“Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti përjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qëndrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqeror, social etj., sepse kështu dua të mbetem”, shkruan në Facebook Gjokë Jaku.

Postimi i Gjok Jakut

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë!

Po ndaj me ju se sot kam dorzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh.

Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to.

Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë kryesisht.,shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit.

Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhen t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Miqtë e mi të rrjeteve sociale!

Ka qënë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam perpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartesi të kohës time.

Kjo periudhë 3 vjeçare ka qënë një ekperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i perulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.

Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti perjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qendrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqeror, social etj.sepse kështu dua të mbetem.

“Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat