Vihen në pranga 7 shtetas, tre prej tyre të shpallur në kërkim

Shqipëria

Vihen në pranga 7 shtetas, tre prej tyre të shpallur në kërkim

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët ishin të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Velesjan Abazaj, 25 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Shtetasi Xh. H., 33 vjeç  i shpallur në kërkim u kap gjithashtu pasi dënohet për veprën penale ‘Përndjekja’ si dhe shtetasi V. B., 54 vjeç, i dënuar me 4 muaj, burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. Sh., 31 vjeç, i cili pas një kontrolli nga policia u kap me një sasi lëndë dyshuese si kokainë, F. A., 53 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë me një biçikletë dhe një çantë me sende personale, që dyshohet se ua ka vjedhur shtetasve A. A. dhe L. M.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat