Momenti kur i riu mëson për vrasjen e partneres nga babai i tij

Shqipëria

Momenti kur i riu mëson për vrasjen e partneres nga babai i tij

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i viktimës sot në Roskovec mëson lajmin e kobshëm.

Duket momenti kur i riu vë duart në kokë dhe qan. Ai shoqërohet nga një familjar i tij.

30-vjeçarja Merushe Hazizi (nënë e 3 fëmijëve) u vra sot nga vjehrri i saj, Xhevahir Hoxha, në fshatin Vidhistë të Roskovecit, pas konflikteve të vazhdueshme që kishin pasur.

Fatjoni ishte duke punuar me zetor në momentin që ka ndodhur vrasja. Siç dëshmoi dhe gruaja e autorit të ngjarjes, mes nuses dhe vjehrrit kishte debate të shpeshta për banesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat