Zbulohet magazina ku kultivohej kanabis në Krujë

Shqipëria

Zbulohet magazina ku kultivohej kanabis në Krujë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Çinari”, është zbuluar një magazinë në Krujë e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llampave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në magazinë janë arrestuar dy qytetarë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i magazinës dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në drejtimin e prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulohet në Krujë, një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Janë arrestuar 2 shtetas që u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat