Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat për 24 orët e fundit: Shënohen 53 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat për 24 orët e fundit: Shënohen 53 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete

Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 53 raste të reja me COVID nga 1045 testime të kryera në total. Ndërkohë për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (15 Prill 2022)

Raste të reja ditore          53
Të shëruar në 24 orë       56
Të shtruar në spitale         9
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,045

Testime totale               1,791,315
Raste pozitive                   274,429
Raste të shëruara            270,566
Raste Aktive                         368
Humbje jete                        3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           211
Vlorë               35
Fier                  22
Korçë              21
Elbasan          19
Gjirokastër     18
Berat               18
Shkodër          14
Durrës              8
Kukës               2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat