Gjokutaj: Nëse politika do ishte restorant, partitë e vogla do ishin në rolin e servisit

Shqipëria

Gjokutaj: Nëse politika do ishte restorant, partitë e vogla do ishin në rolin e servisit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:18
Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një krahasim pikant ndërsa në emisionin “Bardh a Zi” në Abc diskutohej për partitë e vogla.

Gjokutaj tha se nëse politika shqiptare do të ishte një restorant, partitë e mëdha do të ishin kuzhina, ndërsa të voglat do të kishin rolin e servisit në tavolinë, siç janë pirunjtë, lugët dhe thikat.

“Nëse politika do të merrej si restorant, partitë e mëdha do të ishin kuzhina ndërsa partitë e vogla do të ishin në rolin e servisit, pjatave, pirunëve dhe lugëve.

Mos harroni se servisi është mjaft i rëndësishëm”, tha Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat