Një person në Pogradec shkon i plagosur në spital: Më qëlluan dy persona

Shqipëria

Një person në Pogradec shkon i plagosur në spital: Më qëlluan dy persona

Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Pogradec në afërsi të Hotel Kalaja.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se i plagosuri ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ai ka deklaruar se është plagosur nga dy persona, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar ndërkohë që gjendja e të plagosurit nuk dihet ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat