Plagosja në Pogradec/ Babai i të riut që u bë shënjestër e plumbave, bëri apel dy vite më parë

Shqipëria

Plagosja në Pogradec/ Babai i të riut që u bë shënjestër e plumbave, bëri apel dy vite më parë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:20
Jetmir Muçllari

Joan Muçllari, i riu i plagosur ditën e sotme në Volorekë, ishte bërë shënjestër e plumbave rreth dy vite më parë në hotelin e tij në të njëjtën zonë.

Në atë kohë babai i tij Jetmir Muçllari bëri një denoncim të fortë në media duke deklaruar se janë të kërcënuar si familje ndërsa kërkoi mbrojtje nga policia.

Ai tregoi se djalit i kishin djegur makinën një vit para atentatit pas një konflikti me dy persona.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 04:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit.

Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve.

Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektivi i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. Edhe para një viti kanë djegur makinën e djalit për shkak të një konflikti verbal me dy persona, njëri prej të cilëve u dënuar nga Gjykata. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ju kërcënohet jeta”, shprehej Muçllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat