Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit

Shqipëria

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën.

Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Mësohet se urdhri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme.

Pritet që pas arrestimit të tij të zbardhen edhe detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat