Bënë për spital 38-vjeçarin e më pas goditën policët, arrestohet i riu në Tiranë, 2 shokët në kërkim

Shqipëria

Bënë për spital 38-vjeçarin e më pas goditën policët, arrestohet i riu në Tiranë, 2 shokët në kërkim

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim 2 shokët e tij, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ismail Qemali" në kryeqytet. 

Sipas bluve u arrestua  E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Të tre të rinjtë pas konfliktit nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës.

Arrestimi i E.L u bë për veprat penale  "Goditja për shkak të detyrës", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Shpallja në kërkim e M.D dhe J.D u bë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike", të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat