Emri i saj në listën e kandidatëve për presidentë/ Mimi Kodheli:Më mbush më krenari e përgjegjësi, por…

Shqipëria

Emri i saj në listën e kandidatëve për presidentë/ Mimi Kodheli:Më mbush më krenari e përgjegjësi, por…

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:33
Mimi Kodheli

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është një nga emrat e përfolur në radhët e socialistëve si kandidate e mundshme për presidente të republikës.

Vetë ajo ka komentuar sot këtë fakt, duke deklaruar se është emocionuese të dëgjojë të propozohet emri i saj

“Kjo është një gjë shumë emocionuese, shumë prekëse, më mbush me përgjegjësi. Besoj që është një gjë që nuk e di nëse e kam merituar, por dua të falenderoj këdo që e ka shprehur këtë dëshirë”, është shprehur Kodheli në News 24.

Ajo shton se kushdo që të vijë në krye të vendit duhet të jetë garantuesi i unitetit kombëtar dhe Kushtetutës. Kodheli thekson se nuk ka rëndësi nëse presidenti do të jetë burrë apo grua, në fillim apo në fund të karrierës por mjafton të përmbushë disa cilësi që përcaktohen në kushtetutë.

“Këdo te grupi parlamentar që ka votuar emrin tim dhe më pas gjërat e tjera do të rrjedhin normalisht. Uroj shumë se kushdo të jetë në krye të vendit, të jetë garantuesi i unitetit kombëtar, i Kushtetutës.

Pa qenë nevoja të themi është grua apo burrë, në fund apo në fillim të karrierës. Sigurisht ti ndihesh baba ose nënë i kombit nëse ke një moshë të caktuar, pasi edhe kufijtë Kushtetutës janë që duhet të jesh mbi 40 vjeç, të kesh disa cilësi që të bëjnë të mundur që t’i përafrohesh atij identikiti”, tha Kodheli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat