Ambasadorja Kim: Nuk është e përshtatshme që drejtuesit politikë të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg

Shqipëria

Ambasadorja Kim: Nuk është e përshtatshme që drejtuesit politikë të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg

Më: 9 maj 2022 Në ora: 18:12
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë deklaroi këtë të hënë se është koha që reforma në drejtësi të zbatohet dhe të mos vazhdohet me drejtësinë e të shkuarës.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë “Drejtësi në kohë sfidash”, ambasadorja Kim theksoi se nuk është e e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo.

Ambasadorja amerikane nxiti në fjalimin e saj prokurorët e drejtësisë së re të veprojnë dhe të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për një drejtësi të verbër dhe të drejtë.

“Të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg dhe drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg.

Ta zbatojmë reformën në drejtësi, ne nuk duhet të vazhdojmë me drejtësinë e të shkuarës. Drejtësia e cila duhet të ndërtohet në Shqipëri duhet të jetë drejtësia me standardet e Evropës Perëndimore. Kërkesat e BE-së janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA-ve gjatë 30-viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja për shtetin ligjor në Shqipëri janë më të forta se kurrë. Po aq të qarta janë dhe prirjet e njerëzve. Ju nxis të veproni. Është koha që të ecim përpara. Është koha Të krijojmë një drejtësi e cila është e verbër dhe e drejtë”, tha Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat