Ishte duke punuar tokën me zetor/ 39-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërron jetë

Shqipëria

Ishte duke punuar tokën me zetor/ 39-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërron jetë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Tonin Rrethi, 39-vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e sotme në fshatin Ças të Velipojës.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se ai ka qenë duke punuar tokën me zetor kur papritur mjeti i tij ka rënë në kontakt me një prej telave të këputur të tensionit të lartë.

Rrethi ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Ai la pas dy vajza të mitura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat