Incidenti me ashensorin te QSUT/ Nisin hetimet për teknikun dhe administratorin e firmës

Shqipëria

Incidenti me ashensorin te QSUT/ Nisin hetimet për teknikun dhe administratorin e firmës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Pas incidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në QSUT barrelisti dhe pacientja u bllokuan në ashensor duke pësuar dëmtime të rënda, policia ka nisur hetimet për teknikun dhe administratorin e firmës së ashensorëve.

Nën hetim janë vënë Ermal Braja, 45 vjeç dhe Ardian Sulollari, 52 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

– E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;

– A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat