Eksperti i sigurisë bën deklaratën e fortë: Në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë që ka alarmuar forcat e sigurisë

Shqipëria

Eksperti i sigurisë bën deklaratën e fortë: Në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë që ka alarmuar forcat e sigurisë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 23:29
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka deklaruar se në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë e cila ka vënë në alarm forcat e sigurisë dhe inteligjencës në Shqipëri, ndërsa shtoi se rezervohej të fliste më shumë, pasi çështja është ende në hetim.

Karamuço tha në emisionin Log se pasi të mbarojë zhurma politike, kjo çështje do të marrë një vëmendje mjaft të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për sigurinë e vendit.

“Janë dy ngjarje, ka një plagosje në Kombinat, ka dhe një ngjarje që është edhe më e rëndë, është gjetur një aparaturë në jug të vendit. Një aparaturë që dyshohet se interferon në shërbimet tona të mbrojtjes territoriale. Do të jetë një ngjarje që mbas 25 korrikut do të marrin një vëmendje shumë të madhe në media. Rezervohem të them diçka tjetër.

 Nga ajo që kam ndjekur, di diçka se është ndjekur dhe një lloj taktike dhe nga ana e organeve ligjzbatuese. Mbas arrestimit të Dumanit policia bëri një shpallje të 5 personave më të kërkuar, dhe nuk e bëri kot. Sepse janë lokalizuar dy nga 5 prej tyre. Madje për njërin që është besimtar u mor vesh që ishte në xhami, por se kapën dot”, deklaruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat