Del nga rruga automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë, tre të lënduar

Shqipëria

Del nga rruga automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë, tre të lënduar

Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:16
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:05 rrugor Kardhiq-Delvinë, në rrugën dytësore, në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës”. Bëhet e ditur se një automjet tip “Hyundai”, me drejtues një 60-vjeçar, banues në Berat, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, M. A., 50 vjeçe dhe Xh. A., 21 vjeçe, banuese në Berat.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat