Zgjedhja e presidentit/ Mediu: Gjetët një opozitë kashtë e k*qe për të zgjedhur në krye të shtetit një person që i shërben maxhorancës

Shqipëria

Zgjedhja e presidentit/ Mediu: Gjetët një opozitë kashtë e k*qe për të zgjedhur në krye të shtetit një person që i shërben maxhorancës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:44
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, se opozita duhet të kishte marrë pjesë e unifikuar në procesin e negociatave për Presidentin.

Mediu:  Do ju drejtohesha të gjithëve dhe a ka mundësi që në takime mos të abuzojmë as me kohën as me nervat. Po i kthehem asaj çështjeje për çfarë jemi thirrur këtu. Ajo që më shqetëson është se ky parlament ka treguar një mungesë serioziteti në zgjedhjen e Presidentit. Pavarësisht nga dallimet politike kemi detyrimin

Konsensusi mund të gjendej brenda tre raundave të para. Ju e arritët qëllimin tuaj që opozita të ishte e përçarë në këtë proces. Është përgjegjësia e jonë që nuk kuptuan që duhet të jemi të unifikuar në qëndrimet tona përballë maxhorancës. Tashmë opozita është e panevojshme në proces për shkak të asaj që ka parashikuar Kushtetuta.

Nëse do të donim të kishte një president konsesual duhet të uleshim të gjithë si opozitë dhe maxhorancë dhe të diskutonim emrat. Nuk mund të ngelet në mëshirën e Edi Ramës, opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitoz për të qenë President të Republikës. Këtë duhet të bënte opozita të paraqiste një kandidat përballë maxhorancës, për të mos përfunduar këtu ku jemi që pritet të zgjidhet një person që nuk do të jetë mbi palët.

Dua të huazoj fjalët e profesor Fugës, ju për fat të keq gjetët një opozitë kashtë e k*qe për të gjetur një president që i shërben maxhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat