Sot iu vendos tritol në makinë/ 27-vjecari Sadikaj i proceduar për tentativë vrasje

Shqipëria

Sot iu vendos tritol në makinë/ 27-vjecari Sadikaj i proceduar për tentativë vrasje

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:36
Foto nga vendi i ngjarjes

27-vjecari nga Berati Aleksander Sadikaj, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e shpërthimit të tritolit vendosur në makinë, rezulton të jetë një emër jo i panjohur për Policinë e Shtetit.

Burime për Top Channel thanë se 27 vjecari Sadikaj ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, c’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e kësaj të shtune ku i riu po lëvizte me makinën e tij tip benz.

Njoftimi i policisë: 

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat