Rama paralajmëroi bojkot të samitit, Boçi: Deklaratë skandaloze, favorizon Serbinë

Shqipëria

Rama paralajmëroi bojkot të samitit, Boçi: Deklaratë skandaloze, favorizon Serbinë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:46
Luçiano Boçi

Skandaloze i ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh pesimist për hapjen e negociatave, ndërsa paralajmëroi edhe bojkotin e Shqipërisë në samitin e BE-së.

I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Boçi tha se deklarata të tilla dëmtojnë investimin në tre dekada të shqiptarëve në ëndrrën e tyre evropiane. Demokrati theksoi se Rama luan lojën e dikujt tjetër, duke shtuar se në këtë rast favorizohet Serbia.

“Janë festuar gati pesë herë këto hapjet e negociatave. Dhe jemi përballë një dkelarate skandaloze të kryeministrit tonë. Është një dëmtim i plotë i investimit të shqiptarëve me ëndrrën e tyre në raport me BE. Deklarata të tilla kanë përgjegjësi.

Duket që Rama bën lojën e dikujt tjetër. Samiti kishte edhe një natyrë simbolike për Ukrainën, duke qenë në këtë lloj atmosfere nuk mund të bësh deklarata të tillë edhe sikur të të jetë bërë padrejtësi e madhe. Më e favorizuar është Serbia, që i rri mirë ky qëndrim.

Rama nuk mund ta bënte një deklaratë të tillë. Nuk është rastësore”, tha Boçi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat