Provimi me zgjedhje/ Maturantët protestë te Ministria e Arsimit: Të përsëritet testi

Shqipëria

Provimi me zgjedhje/ Maturantët protestë te Ministria e Arsimit: Të përsëritet testi

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Ditën e djeshme maturantët në të gjithë vendin kanë kryer testin e lëndës me zgjedhje, ndërsa e konsideruan testin të vështirë.

Sot maturantët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit. Nxënës që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, ndërkohë që shprehen se pyetjet ishin jashtë programit.

“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë ccka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, tha një maturante.

Një ditë më parë janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të vlerësohen me 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat