“Ukrainasit të mos kenë iluzione për integrimin në BE”/ Rama: Ballkani i Hapur, mekanizmi që vendos në zbatim Procesin e Berlinit në rajon

Shqipëria

“Ukrainasit të mos kenë iluzione për integrimin në BE”/ Rama: Ballkani i Hapur, mekanizmi që vendos në zbatim Procesin e Berlinit në rajon

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:10
Edi Rama

Kryemisnistri Edi Rama ka folur “ashpër” mbi procesin e integrimit europian të Ukrainës në Bashkimin Europian. Nga Austria ku është i ftuar në një forum mbi zgjerimin e BE-së, Rama tha se ukrainasit nuk duhet të kenë shumë shpresë në integrimin e shpejtë në Europë.

Kreu i qeverisë shqiptare bëri një krahasim me Maqedoninë e Veriut për të cilën tha se ka pritur për 17 vite, dhe ende janë hapur negociatat.

Rama u ndal gjithashtu dhe tek nisma e Ballkanit të Hapur, të cilën e konsideroi si mekanizmin që do të vendosë në zbatim Procesin e Berlinit.

“Çfarë mund të them. Në pjesën tonë të botës, meqë ra fjala ajo anë e botës është e rrethuar nga BE, unioni është realiteti i vetëm gjeografik që ka dy kufij, një të brendshëm dhe një të jashtëm. Dhe në mes është kjo copëz bote që quhet Ballkan. Austria është në mes të pakëve që ka një vision krejt të sigurt që pavarësisht çështjeve të brendshme, kurrë nuk e ka tradhtuar. Shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione për atë që morën.

Morën një ilaç depresioni. Duhet të përballen me realitetin me të cilën përballet Maqedonia e Veriut. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë Maqedoninë e Veriut, 17 vjet kandidat. Është e çuditshme. Je kandidat kur flet, nuk mund të jesh kandidat për t’u martuar me dikë që thotë se nuk jam gati për të folur me ty. 17 vjet, ata ndryshuan dhe emrin. Imagjino Austrinë për të ndryshuar emrin. Shqipëria numëron 8 vjet.

Uroj që për Ukrainën të mos jetë 117 vjet. Duhet të reformohesh. Edhe pse Ukraina po kalon në një situatë përtej reformës. Po ndalin dikë që duan të kundër reformojnë dikë që kërkon të prishë rendin botëror. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë realiteti i ‘Në pritje të Godosë’. Zgjidhja jonë nuk është e ndërlikuar. Mund të presim Godonë pa lëvizur, apo të lëvizim dhe për të ringjallur shpirtin e Europës në vendin tonë.

Për ta bërë të mundur që paqja të mos jetë më e kthyeshme. Jemi shumë të mirë për të bërë gjëra të tmerrshme. Bashkëpunimi të jetë norma. 4 liritë e Europës të jetë mënyra se si ne jetojmë. Ndoshta keni dëgjuar që ky quhet procesi i Berlinit. Ne duam ta zbatojmë, për këtë kemi ndërtuar mjetin që quhet Ballkani i Hapur. Është mjeti për të zbatuar procesin e Berlinit” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat