Fiskalizimi, mungojnë 35 mijë biznese! Biznesi i vogël: Kostot shtesë rreth 1 mijë euro

Shqipëria

Fiskalizimi, mungojnë 35 mijë biznese! Biznesi i vogël: Kostot shtesë rreth 1 mijë euro

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Qeveria ka hequr taksat për biznesin e vogël deri në 2030-ën, por fiskalizimi me kostot që ka sjellë ishte një taksë indirekte për to.

Procesi, i cili nisi në vitin 2021 po shkon drejt fazës së dytë në 1 korrik, afati i fundit për të fiskalizimin e të gjitha bizneseve të vogla, ndërsa kjo kategori që përbën 90% të ekonomisë shqiptare mund të përballet me gjoba dhe falimentime sipas shoqatave në kushtet kur janë edhe rreth 35 mijë të tilla jashtë sistemit deri në fund të majit.

Ka një kosto që deri diku është e papërballueshme. Sistemi kushton nga 500 – 1000 euro, sepse nuk është një kasë fiskale, por është një sistem i tërë me 9 elementë së bashku. Është shumë i rëndë për tu punuar, një sistem që nuk përdoret në asnjë vend të Evropës. Për biznesin e vogël dhe të mesëm që nuk ka aftësi shkollore do këtë probleme, gjoba të mëdha dhe falimentime të shumta të bizneseve.  Në të kundërt do duhet të marrësh një ekonomist kontabël, i cili do një rrogë jo më pak se 500 mijë lekë të vjetra. Është e papërballueshme në këtë kohë kaq të vështirë që bizneset e vogla të marrin edhe një të punësuar.”- tha Albert Nasto Shoqata Biznesit të Vogël

Një tjetër problem i ngritur nga Instituti i Kontabilsitëve është dhe siguria e të dhënave pasi në portalin e faturave SelfCare logohesh nëpërmjet llogarisë që ke në e-albania, duke e bërë më të lehtë ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike. Ndërkohë, në zonat rurale ku ende nuk është e shtrirë infrastruktura e internetit procesi ndodhet gjithashtu në vështirësi për tu realizuar.  Ministria e Financave e ka shtyrë dy herë deri më tani afatin e fiskalizimit për shkak të problematikave të shumta dhe nëse nuk ndodh një shtyrje e tretë, ato që do të pasojnë janë gjobat.  Gjoba në kushtet e një krize çmimesh mund t’i dërgojë shumë subjekte, sidomos ato të tregtisë me pakicë drejt mbylljes, të cilat sipas shifrave po raportojnë rënie të xhirove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat