I përdorni ende qeset e plastmasit? Muajin që vjen nis gjobitja nëse nuk i zëvendësoni me qese letre!

Shqipëria

I përdorni ende qeset e plastmasit? Muajin që vjen nis gjobitja nëse nuk i zëvendësoni me qese letre!

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Nga 1 korriku do të nisë vendosja e gjobave për ata që përdorin qeset plastike njëpërdorimëshe, një muaj vendimit për heqjen e tyre nga qarkullimi.

Ky lajm është bërë me dije kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale. Rama shprehet se është mirë të shohësh çdo ditë dhe më shumë tregtarë që po zëvendësojnë qeset e dëmshme me qese letre.

Në rrjetet socialie, ai thekson se në këtë formë mbrohet Shqipëria e fëmijëve tanë nga ai që kryeministri e quan dëmi i frikshëm mbi mjedisin dhe shëndetin.

Statusi i kryeministrit Edi Rama:

Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat