Skema e dyshimtë me 9 tendera për rrugën Kardhiq-Delvinë/ Petrit Vasili: Ku është SPAK-u që merret me autokombanjën e Bektashit që korr grurë?!

Shqipëria

Skema e dyshimtë me 9 tendera për rrugën Kardhiq-Delvinë/ Petrit Vasili: Ku është SPAK-u që merret me autokombanjën e Bektashit që korr grurë?!

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:46
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me investigimin e News 24 për rrugën Kardhiq-Delvinë. Ai thekson se grabitja mafioze e shtetit është bërë përpara syve ndërsa ngre pyetjen se ky është SPAK.

Vasili shton se SPAK merret pa u lodhur me ‘autokombanjën e Bektashit që korr grurë’ dhe bën sikur nuk i sheh miliardat që plaçkit qeveria.

“Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtësisë për plackitësit e rilindjes, që guxojnë dhe bëjnë edhe moral”, thekson ai.

Statusi i Petrit Vasilit

Fakte te renda per grabitjen e fondeve per rrugen Kardhiq- Delvine,po SPAK ku eshte!!

Dyfishohen kostot e Rruges Kardhiq- Delvine.

Nga nga 50- 60 milion euro kostot rriten ne rreth 108 milion euro.

Grabitja mafioze e shtetit eshte perpara syve.

Me nje skeme te coptuar ne dhjetra tendera e shtesa kontratash deri edhe ne tre here radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kane ngopur me para’ kompanite kliente dhe veten e tyre.

Nderkohe, qe rilindja plackit taksat e shqiptareve SPAK hesht dhe mbyll syte.

SPAK qe merret pa u lodhur me kombajnen e Bektashit, qe korr grure miliardat qe plackit qeveria ben sikur nuk i sheh.

Faktet jane aty dhe askush nuk i fsheh dot.

Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtesise per plackitesit e rilindjes, qe guxojne dhe bejne edhe moral.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat