“Fundi është fillim dhe fillimi është fund”- Akademiku Artan Fuga takohet me presidentin Meta: Lamë takime të tjera sipas kohës…

Shqipëria

“Fundi është fillim dhe fillimi është fund”- Akademiku Artan Fuga takohet me presidentin Meta: Lamë takime të tjera sipas kohës…

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:47
Ilir Meta dhe Artan Fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga është takuar ditën e sotme me presidentin e vendit Ilir Meta.

Ai ka ndarë foto në rrjetet sociale duke theksuar se gjithë jetën është ndjerë më afër personaliteteve dhe pushtetarëve kur ata kanë qenë në fund të një mandati politik.

Fuga thekson se kanë qenë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive. “Jeta është e gjatë, edhe me miqtë e dikurshëm, përsëri ritakohesh! Mos e harrojë njeri këtë ligj të Zotit! Bota është e vogël”, shkruan ai.

Statusi i Artan Fugës

Unë gjithë jetën time nuk e di përse ndihem afër personaliteve dhe pushtetarëve të lartë kur janë në fund të një mandati politik. Kur janë në fillim u qendroj larg! Kur janë në mes nuk di çfarë të them!

Fundi është fillim dhe fillimi është fund – thonin të Lashtët!

Pas një dreke me z. President Ilir Meta! Një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë!

U kënaqëm vërtet! Drekë dietike me pak peshk, pak perime, dhe sallatë barishtesh!

Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për LSI, për PD, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë. Ja këto!

Dhe si kujtim një foto!

Lamë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive. Jeta është e gjatë, edhe me miqtë e dikurshëm, përsëri ritakohesh! Mos e harrojë njeri këtë ligj të Zotit! Bota është e vogël!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat