Dalin rezultatet e provimit të Matematikës, mbi 1 mijë maturantë të ngelur

Shqipëria

Dalin rezultatet e provimit të Matematikës, mbi 1 mijë maturantë të ngelur

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Janë publikuar notat e provimit të Matematikës të maturës shtetërore.

Raportohet se 234 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.

Në njoftimin e dhënë në portalin studentor, informohet se në total provimin e kanë bërë 29.829 maturantë, ku 1729 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur.

Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat