Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke, alarmohen banorët, rrezikohen…

Shqipëria

Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke, alarmohen banorët, rrezikohen…

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Jakodin të bashkisë Roskovec në Fier.

Mësohet se zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke.

Nga zjarri që mund të përhapet nga era, janë pranë disa banesa dhe rrezikohen stalla pularish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat