Fluks në Morinë, ambasadori shqiptar: Liberalizimi i kufijve ka dhënë efekte, rritje e kalimeve me 15%

Shqipëria

Fluks në Morinë, ambasadori shqiptar: Liberalizimi i kufijve ka dhënë efekte, rritje e kalimeve me 15%

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:00
Morinë

Fundjava në Morinë ka nisur me një fluks të artë të qytetarëve  të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdetin shqiptar ndërkohë që lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.

Nga kufiri Kosovë-Shqipëri Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijve gjatë fundjavave  e që sipas tij  ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 % më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në përudhën e zakonshme me kontrolle.

Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.

Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle  në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat