Detaje të reja/ Pas sherrit me prindërit, adoleshentja tentoi vetëvrasjen në Vlorë

Shqipëria

Detaje të reja/ Pas sherrit me prindërit, adoleshentja tentoi vetëvrasjen në Vlorë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Rreth orëve të para të mëngjesit pas një grindje të çastit me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës një 17 vjeçare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Pas ngjarjes ajo është dërguar me urgjencë në spital por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo ka pësuar dëmtime në këmbë dhe ka disa fraktura në krah,  pas ndihmës në spitalin e Vlorës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tirane për ndihmë të specializuar mjekësore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 17-vjeçarja dhe prindërit e saj ishin shtetas kosovarë, që kishin ardhur për pushime në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat