Shoferët në Elbasan ndër më problematikët, në një muaj rreth 85 mijë euro gjoba nga “Rrugorja”

Shqipëria

Shoferët në Elbasan ndër më problematikët, në një muaj rreth 85 mijë euro gjoba nga “Rrugorja”

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Policia Rrugore, që në nisje të sezonit turistik veror, ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve të pabindur dhe atyre që shkelin rregullat e qarkullimit.

Duke qenë edhe qarku më i madh në vend, Tirana mban rekordin e gjobave ndaj shoferëve problematikë. Por ajo që bie në sy është qarku i Elbasanit.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja raportojnë se vetëm në një muaj, në Elbasan janë vendosur rreth 10 milion lekë (85 mijë euro) gjoba nga policia rrugore, për shpejtësi dhe thyerja të tjera të kodit rrugor.

Elbasani, renditet ndër qytetet me numrin më të lartë të gjobave nga policia rrugore, pas Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat