Në kërkim të vrasësve! Dyshohet se tre viktimat u nxorën në pritë nga të njohurit e tyre

Shqipëria

Në kërkim të vrasësve! Dyshohet se tre viktimat u nxorën në pritë nga të njohurit e tyre

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:56
Foto ku u bë atenati në Fushë Krujë

Në makinën pjesërisht të djegur ku udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha ekspertët gjetën 2 aparate celular pjesërisht të djegur dhe mbetjet e një celulari të tretë i cili nuk përbënte një provë të vlefshme.

Dy celularët janë çuar në laborator ku pritet të zbërthehen për të përfituar të dhëna që do të ndihmojnë hetuesit  që me anë të qelizave telefonike e antenave të zbulojnë lëvizjet e viktimave para atentatit dhe telefonatat e fundit. Ka dyshime se të rinjtë mund të jenë nxjerrë në pritë nga të njohur të tyre.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dhe në një perimetër më të gjerë rreth 60 orë filmime nga kamerat e sigurisë të cilat do të vëzhgohen nga grupi hetimor.

Deri më tani policia ka identifikuar dy mjete të përdorura nga atentatorët në vrasjen e 3 të rinjve.  Një mjet volsvagen ka gjurmuar nga pas viktimat në rrugën dytësore Kamëz –Fushkrujë, ndërsa mjeti tjetër po volsvagen me të cilin udhëtonin 3 vrasësit dhe shoferi I tyre ka lëvizur në rrugën kryesore Vorë –  Fushkrujë. Dyshohet se mjeti I vrasësve është parkuar pak metra larg mbikalimit dhe ka sinkronizuar lëvizjet me objektivin e sulmit me ndihmën e makinës së ka gjurmuar të rinjtë.

Në filtër të policisë do të kalojnë të gjithë mjetet dhe personat që janë filmuar në perimetrin pranë vendit të ngjarjes pasi ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat