“Kosova duhet të na bashkojë, jo të na ndajë”- Enkelejd Alibeaj përplaset me Lindita Nikollën

Shqipëria

“Kosova duhet të na bashkojë, jo të na ndajë”- Enkelejd Alibeaj përplaset me Lindita Nikollën

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:38
Enkelejd Alibeaj dhe Lindita Nikolla

Ka nisur me debate seanca e fundit parlamentare për këtë sesion. Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla se po gënjen në lidhje me projektrezolutën e dorëzuar në Kuvend për luftën në Kosovë.

“Përveçse je duke shkelur rregulloren sot sapo gënjeve. Ka një projektrezolutë të paraqitur në datë 27 Maj. Ka një tjetër nga disa kolegë që ngjajnë si dy pika uji. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën e përbashkët në Komisionin e Politikës së Jashtme. 

Ajo është një projektrezolutë. Duhet të ishte future në seancë që në datë 27 qershor. Ju thatë që Kosova nuk duhet të na ndajë.Po bëheni ju shkak. Keni detyrim që një projektrezolutë që sipas rregullores së këtij kuvendi ta kalosh projektrezolutën ta sjellësh në seancë që secili të shprehë qëndrimin e tij. Ju është bërë ky togfjalësh.

Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë dhe për ta çuar përpara. Është seanca e fundit. Të gjithë jemi te çështja e Kosovës. Është detyrim për ta diskutuar atë projektrezolutë. Nuk kemi ne asnjë ndarje me njëri tjetrin se Kosovën a bashkon. Barrën do e mbani ju”, tha ai.

Përgjigja e Lindita Nikollës ishte kjo: “Tërhiqeni fjalën mbrapsht gënjen. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 ku thuhet se të dyja do kalojnë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Nuk është arritur konsesus”, deklaroi ajo.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat