Atentati me 100 plumba në Milot, Ylli Ibrahimi krahu i djathtë i Ervis Martinajt, si iu shpëtoi plumbave disa muaj më parë

Shqipëria

Atentati me 100 plumba në Milot, Ylli Ibrahimi krahu i djathtë i Ervis Martinajt, si iu shpëtoi plumbave disa muaj më parë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 22:14
Policia

Një atentat ku mbeti viktimë Klevis Preçi dhe u plagos rëndën Ylli Ibrahimi tronditi vendinmbrëmjen e së premtes.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë. Si Brahimi ashtu edhe Preçi janë emra të njohur për uniformt blu. 

Biznesmeni 47-vjeçar Ylli Irahimi i cili është krahu i djathtë i Ervis Martinajt. i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar.

NGJARJA

Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.

Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.

Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar.

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar.

Kur u qëllua ndaj tij, Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët më pas edhe u morën në pyetje nga policia. Ata treguan se ishin gjetur të papërgatitur dhe se nuk kanë vënë re në asnjë moment para sulmit, motorin me dy agresorët.

Të dy shokët e Brahimit, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër dhe drejt rrezes së plumbave të qëlluar nga njëri prej personave që ndodhej në motor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat