U arrestua për korrupsion, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e Elbasanit

Shqipëria

U arrestua për korrupsion, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e Elbasanit

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:28
Zamira Vyshka

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila u arrestua dy ditë më parë për korrupsion.

Vyshka dyshohet se ka përfituar shuma monetare nga familjarët e një të arrestuari, me qëllim zbutjen e masës së sigurisë.

Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt, i arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares 2 milionë lekë të vjetra.

Në pranga përfundoi dhe gjyqtari Ilir Pashaj, për të cilin GJKKA caktoi pas 3 orësh seancë këtë të diel masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërkohë, GJKKO ka ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg dhe për shtetasit Taulant Ramollari dhe Xhulio Musai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat