Qeveri teknike në shtator? Braimllari: Meta politikan realist. Shtatori kulmon me superaksion në Tiranë

Shqipëria

Qeveri teknike në shtator? Braimllari: Meta politikan realist. Shtatori kulmon me superaksion në Tiranë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:13
Endrit Braimllari

Ish presidentit Ilir Meta bëri sot parashikimin optimist për opozitën, duke përlajmëruar rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike në shtator të këtij viti.

Po a është kjo një deklarata populiste apo ka të dhëna konkrete?

“Zoti Meta njihet si  politikan realist dhe i qartë në axhendën e tij politike. Vendi duhej të kishte shkuar prej kohësh në një qeverisje teknike për shkak të skandaleve që dalin përditë, një prej tyre skandali i incineratorëve. Kjo çështje dhe afera të tjera korruptive duhej prej kohësh të kishin rrëzuar qeverinë Rama. Janë të gjitha kushtet e nevojshme që të ketë një reagim të fortë popullor për largimin e drejtuesve korruptues të këtij vendi” , deklaron sekretari organizativ I Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora News

Braimllari e quan “fat që opozita drejtohet nga persona që kanë karrierë të gjatë në politike dhe janë të fjalës së dhënë me qytetarët” duke iu referuar Ilir Metës dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha.

A e ka të sigurtë që do të ketë qeveri teknike?

Për gazetarin Everest Dedaj, Braimllari paralajmëron një superaksion në Tiranë.

“Një betejë frontale e qëndrueshme përballë keqqeverisjes. Do të ketë aksion të përditshëm për të realizuar këtë objektiv ndaj opozita është e bashkuar dhe e unifikuar dhe më e fortë se kurrë. Shtatori do të kulmojë me një superaksion në Tiranë kryesisht e kudo."

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat