Solli në shqip vargjet satanike të shkrimtarit që u plagos me thikë në New York, botuesja: Jam kërcënuar me e-mail

Shqipëria

Solli në shqip vargjet satanike të shkrimtarit që u plagos me thikë në New York, botuesja: Jam kërcënuar me e-mail

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 14:21
Arlinda Dudaj

Arlinda Dudaj botuesja që ka sjellë në shqip veprën “Vargjet Satanike” të autorit Salman Rushdie ka deklaruar se ka marrë një e-mail ku është kërcënuar në momentin e botimit të saj.

Dudaj foli ditën e sotme pas sulmit që i ndodhi autorit të veprës gjatë një seminari në New York duke theksuar se në këtë tragjedi që i ndodhi botës letrare kuptohet dëmi i islamit politik.

“Kjo që ndodhi na bën të mendojmë dhe reflektojmë shumë thellë se çfarë po ndodh realisht dhe sa të lirë jemi për të thënë atë që kemi për të thënë”, u shpreh botuesja për Euronews Albania.

“Falë Zotit jetojmë në Shqipëri dhe në Shqipëri duket sikur është më e zbutur, të paktën kështu duket, ose njerëzit janë më të mirëkuptueshëm, por unë e kam thënë gjithmonë, mjafton të lexohet libri se po e lexove e kupton. Ai u përdor nga Islami politik”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat