Ktheu pyllin në parcelë kanabisi, arrestohet “pronari” në Mat, nën hetim kryeplaku

Shqipëria

Ktheu pyllin në parcelë kanabisi, arrestohet “pronari” në Mat, nën hetim kryeplaku

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Mat -Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i një rasti kultivimi.

Procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për ‘Shpërdorim detyre’Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: H. E., banues në Klos. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. E, me detyrë kryetar i fshatit Gurrë e Vogël, Klos.

Gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gurrë e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa bimë të dyshuar narkotike canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi i arrestuar është autorë i kësaj veprimtarie kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat