Shehaj nxjerr provat: Kishte një vit i përfunduar, ja si i fshihej qeveria dhe koncesionari ndërtuesit të inceneratorit të Fierit

Shqipëria

Shehaj nxjerr provat: Kishte një vit i përfunduar, ja si i fshihej qeveria dhe koncesionari ndërtuesit të inceneratorit të Fierit

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:02
Briseida Shehaj

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e  Lirisë, Briseida Shehaj ka publikuar  nga selia fakte të reja të grabitjes së parave dhe pronës publike nëpërmjet aferës së inceneratorëve. Denoncimi me fakte ka qenë për inceneratorin e Fierit, aty ku sipas Shehajt, Ministria e Infrastrukturës & Energjisë së bashku me koncesionarin kanë bërë një lojë të pisët “hidh e prit” me shkresa zyrtare, në kurriz të shqiptarëve për të fshehur dështimin dhe për t’i faturuar miliona buxhetit të shtetit.

“Shkresa e parë në datën 30 mars 2021 koncesionari i drejtohet supervizorit të punimeve dhe i thotë kemi përfunduar veprën. Jemi gati për testimin dhe po punojmë me ekspertët ndërkombëtarë për certifikimin e veprës. Kërkon edhe përcaktimin e anëtarve nga shteti, se kush do i përfaqësojë kur të dorëzohet vepra. Shkresa e dytë më 31 mars ku Supervizori i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës & Energjisë, të drejtuar nga Belinda Balluku që është autoriteti kontraktor. Na lejoni t’iu informojmë se punimet për inceneratorin e Fierit kanë përfunduar më 30 mars.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se koncesionari (që zotërohet 70%) nga Klodian Zoto po bën certifikimin e impiantit nga shoqëri ndërkombëtare. Më datë 23 prill i drejtohet sërish ministrisë së Belinda Ballukut për vënien në dijeni të zbatimit të projektit.

Kompania ishte shumë e shqetësuar për vijimin e projektit por ministria prej një muaji flinte gjumë. Ministria kujtohet në qershor pas dy muajsh dhe thotë personat përgjegjës do jetë koncesionari për zbatimin e projektit. Në 24 dhjetor dhe 14 shkurt Supervizori i drejtohet koncesionarit dhe i thotë bazuar në bazën ligjore dhe duke qenë se punimet kanë përfunduar deri në 30 mars të 2021 (se duhet të ishte ndërtuar më përpara vepra) i thotë se ju kemi kërkuar informacion edhe me shkresën e 24 dhjetorit dhe i bën me dije se nga ana jonë nuk firmoset dorëzimi i veprës pa u kryer kolaudimi i impiantit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat