Pelegrinazhi në Tomor, apelohet për respekt ndaj natyrës

Shqipëria

Pelegrinazhi në Tomor, apelohet për respekt ndaj natyrës

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:04
Pelegrinazhi në Tomor

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo njoftoi sot se filluan ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorit për besimtarët bektashinjë.

Kryebashkiaku Demo u uroi besimtarëve udhëtim të mbarë drejt këtij vendi të shenjtë por njëkohësisht u bëri thirrje të respektojnë natyrën dhe të gjitha rregullat për të pasur një festë dinjitoze e në harmoni me shenjtërinë e vendit ku po shkojnë, pasi Parku Kombëtar i Malit të Tomorit është një pasuri e paçmuar natyrore.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat është hartuar plani i masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, në akset rrugore dhe në zonat turistike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në Malin e Tomorit, për periudhën 18 – 25 gusht 2022.

Në terren do të jenë 185 efektivë me rreth 42 mjete të DVP Berat, do të mbikëqyrin 24 orë dhe do të menaxhojnë çdo situatë në ambientet rreth teqesë në Kulmak, ku dhe do të kryhen ritet fetare. Për zbatimin e këtij plani masash do të bashkëpunohet me organet e pushtetit vendor, P.M.N.Z.SH.–në, spitalin Rajonal Berat, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane etj.

DVP Berat informoi të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që do të marrin pjesë në pelegrinazh, se në të gjitha akset rrugore dhe ambientet përreth teqesë së Kulmakut, gjatë 24 orëve, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilët do të asistojnë dhe do të japin ndihmë në çdo rast nevoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat