Pas pezullimit, policja e Elbasanit i bën ‘diss’ Gledis Nanos: U qova pi vorri, jam shqipja që e nal veq plumi

Shqipëria

Pas pezullimit, policja e Elbasanit i bën ‘diss’ Gledis Nanos: U qova pi vorri, jam shqipja që e nal veq plumi

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Pasi ofendoi dhe kërcënoi gazetarët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pezulloi nga detyra policen e Elbasanit Anisa Kostani.

Pak orë pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i vetë nënkomisares së Policisë së Shtetit.

Në një video që ka publikuar në Instagram, Kostani shihet duke udhëtuar me makinë, teksa në sfond dëgjohet kënga reperit Unikkatil, “U qova pi vorri”.

“Un jom ma i mallkumi ma i paparashikumi, ai shqipja i pergjakshem qe mun e nal veq plumi, gjinja tash po vesin kush ke ti?

Un jom viktori, un nashta deka per do vjet po tash u qova pi vorri hey,”- dëgjohet të thuhet në sfond duke treguar që Kostani po i bën diss vendimit të Nanos pasi e pezulloi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat