U shkarkua nga Presidenti Begaj, përkthyesi Edvin Shvarc në përkujtimin për Azem Hajdarin

Shqipëria

U shkarkua nga Presidenti Begaj, përkthyesi Edvin Shvarc në përkujtimin për Azem Hajdarin

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 19:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Në bashkëbisedimin e sotëm, me figura të njohura politike dhe kreun e PD Sali Berisha, në sheshin ‘Demokracia’ është përkujtuar Azem Hajdari

Pjesë e tij bashkëbisedimi ishte dhe përkthyesi, Edvin Shvarc i cili u shpreh se përballja me diktaturën bëri bashkë studentët kundër regjimit të ashpër.

“Jemi mbledhur për të kujtuar një mik që na mungon, një shok të vyer, një hero që dha shembullin e tij dhe frymëzoi shokët dhe shoqet. Filli që i lidh studentët është se u përballën me diktatura. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona…Bashkëpunimi do të vazhdojë dhe bashkë do ndajmë edhe përvojat e mira dhe të këqija dhe ju uroj suksese sepse vetëm nga ju vjen ndryshimi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat