Dënimet e thyerjes së karantinës gjatë COVID-19/ Komiteti i Helsinkit: Të shpallen anti-kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal!

Shqipëria

Dënimet e thyerjes së karantinës gjatë COVID-19/ Komiteti i Helsinkit: Të shpallen anti-kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal!

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Dënimi me burg i thyerjes së karantinës si dhe dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nene të cilat u shuan përgjatë pandemisë COVID-19 cilësohen nga Komiteti i Helsinkit si anti-kushtetuese. Përkatësisht neni 242/a dhe 89/b janë ankimuar në Kushtetuese ku kërkohet shfuqizimi i tyre dhe seanca pritet të mbahet më 10 nëntor ora 10.

Neni 242/a saktëson se Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë, përfshi dhe ushtrimin e aktiviteteve tregtare dënohet me gjobë deri në tre vite burg.

Ndërsa Neni 89/b ka një marzh dënimi nga dy vite deri në pesë vite burg për ‘Përhapja të sëmundjeve infektive me dashje, nga pakujdesia apo kur ka shkaktuar pasoja e rrezik jete për të tjerët’.

Aktualisht me këto nene janë mbi qindra persona dhe subjekte tregtare të proceduar nga policia dhe në procese penale në prokurori e gjykatat e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat