Një 69-vjeçar u gjet i mbytur në Shkumbin

Shqipëria

Një 69-vjeçar u gjet i mbytur në Shkumbin

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Një 69-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, të hënën.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës të Elbasanit, ku është gjetur i pajetë shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Viktima ishte larguar nga banesa e tij të dielën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat