U dogj në një magazinë elektroshtëpiakesh në Sarandë, ndërroj jetë 57-vjeçari

Shqipëria

U dogj në një magazinë elektroshtëpiakesh në Sarandë, ndërroj jetë 57-vjeçari

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

57 vjeçari Ilirian Xhani s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegia e rëndë, në pothuajse 70 për qind të trupit.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies mbrëmjen e djeshme në një kabinë ku punonte si roje, u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë.

Ai humbi jetën gjatë rrugës. Trupi i tij ndodhet në Tiranë për ekspertizën mjeko–ligjor.

Ngjarja ndodhi të martë rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e rojes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat