U kapën me 1.7 mln euro false, prokuroria kërkon 9 vite burg për tre të arrestuarit

Shqipëria

U kapën me 1.7 mln euro false, prokuroria kërkon 9 vite burg për tre të arrestuarit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar dënimin me 9 vite burg për tre persona të arrestuar në 17 shkurt 2022, pasi sollën në Shqipëri një shumë të madhe eurosh.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, kërkoi dënimin në total me 9 vite për 53-vjeçarin nga Kameruni Josoue Ngankam, Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe kamerunasin tjetër, Zinedine Nkeh. Duke qenë se kanë përfituar gjykim të shkurtuar, ata përfitojnë automatikisht ulje të dënimit me 1/3-n.

Ata kanë pranuar gjithashtu akuzën e falsifikimit të 1 milion e 75 mijë euro, të cilat do t’i fusnin në Shqipëri.

Policia thotë se sekuestrimi i këtyre kartëmonedhave të falsifikuara dhe materialeve të tjera erdhi si rezultat i operacionit policor të koduar “Lastra” i zhvilluar më 17 shkurt, nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Gjatë kontrollit nga policia, në bagazhet e 35-vjeçarit u gjet një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme)

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat