Mbyllja e kopshtit “Zübeyde Hanım”, prindërit e fëmijëve protestë përballë Kryeministrisë

Shqipëria

Mbyllja e kopshtit “Zübeyde Hanım”, prindërit e fëmijëve protestë përballë Kryeministrisë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Prindërit e fëmijëve të prekur nga mbyllja e kopshtit “Zübeyde Hanım”, kanë mbajtur këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të kryeministrisë.

Në një prononcim për News 24 një prej prindërve të pranishëm, thotë se argumenti i qeverisë se kopshti u mbyll për shkak të kushteve jo të mira nuk qëndron, pasi institucioni në fjalë ishte ndër më të mirët në Republikën e Shqipërisë.

“Këtu kemi dal për të thirrje ndaj popullit se kryeministri e dimë si e kemi. Këtu nuk jemi prekur vetëm ne si prindër por është prekur shqiptaria. Është mbyllur kopshti më i mirë. Të dalë media dhe të bëjë një krahasim të kushteve të atij kopsht me kopshtet e tjera në vend.

Sot populli duhet të ishte bashkangjitur në këtë protestë. Çdo ditë po bëhet më e vështirë për djalin, çdo ditë kërkon zyshën dhe shokët. Shpresë te qeveria nuk kemi, por kjo protestë ishte për të ndërgjegjësuar popullin se në çfarë pike kemi arritur. Institucioni do ta gjejë të drejtën e vet, ndoshta jo këtu në Shqipëri por jashtë në gjykatat ndërkombëtare, pasi të drejtën e kanë, të paralizuarit jemi ne”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat