Nisin fushatën nga emigrantët, Damian Gjiknuri takime me strukturat e PS-së në Selanik

Shqipëria

Nisin fushatën nga emigrantët, Damian Gjiknuri takime me strukturat e PS-së në Selanik

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 19:31
Damian Gjiknuri

Partia Socialiste nis fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm nga Greqia, ku sërish emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj iu përsëritet refreni i njohjes reciproke të pensioneve.

Edhe pse ka hyrë në vitin e dhjetë të qeverisjes së vendit, Partia Socialiste vijon me premtimet e bëra në fushatën për zgjedhjet e 2013-ës, kur dhe ajo erdhi në pushtet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri në një takim me strukturat e kësaj force politike në Selanik kërkoi votat e emigrantëve sërish me premtimin për njohje të pensioneve nga të dyja vendet

Damian Gjiknuri: Aktivizimi i njerëzve në politikë mund të sjellë dobishmëri në dy drejtime. Së pari në drejtimin që të ndikoni më shumë në politikën shqiptare dhe PS ju mirëpret krahëhapur. E dyta, jam i bindur që një pjesë e juaja, që janë me dyshtetësi greke dhe shqiptare, duke pasur aktivizëm politik, do të ndikojë tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Ne po luftojmë shumë si qeveri të bëjmë njohjen reciproke për kontributet e sigurimeve shoqërore për pensionet.

Ndrësa i informoi mbi zhvillimet në vend, Gjiknuri tha se kjo maxhorancë ka bërë shumë për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe për komunitetin në Greqi.

Ai theksoi se alternativa politike përballë tyre përfaqësohet nga Saliu dhe nga Iliri të cilët i kanë shkaktuar shumë fatkeqësi këtij vendi.

Damian Gjiknuri: Po bashkohen Saliu me Ilirin. E vjetra janë ata, fatkeqësi që i vijnë nëpër këmbë këtij populli. Ti nuk i ndryshon dot mendjen. Ai është një fakt me të cilin ne duhet të merremi këtej e tutje.  Kjo qeveri ka bërë shumë. Puna është, a jemi ne më të zotët? A jemi ne më të mirët? Besoj se po. A duhet të ishim ne, shumë më të mirë? E mira nuk ka kufi.  Por mendoni se çfarë keni nga krahu tjetër! Ju, si edhe shumë shqiptarë të tjerë, duhet të jeni barrierë e çdo lloj të papriture, që vetëm dëm i bën Shqipërisë.

Damian Gjiknuri shtoi më tej se ka qenë Partia Socialiste ajo që ka punuar fort që emigrantët të fitojnë të drejtën e votës dhe të jenë një zë i rëndësishëm në vendimmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat